ShBA, senati njeh njëzëri gjenocidin Armen

ShBA, senati njeh njëzëri gjenocidin Armen

Senati i ShBA-së  miratoi sot (12 dhjetor)  rezolutën e Dhomës së Përfaqësuesve që njeh genocidin armen nga Perandoria Osmane.

Dhoma e Përfaqësuesve kishte miratuar në fund të tetorit, me shumicë votash 405 me 11 një rezolutë që quante masakrën e armenëve nga osmanët një gjenocid.

Senati miratoi njëzëri sot, pas disa pengesave republikanëve  për të mos lejuar të votohej.

Njëri prej senatorëve, Tedi Cruz e mirëpriti adoptimin e kësaj rezolute.

"Kjo është java e tretë që merret në shqyrtim kjo rezolutë ndaj unë jam shumë i lumtur që arritëm ta miratonim sot" - shprehet Cruz.

EMISIONET