Qeveria amerikane ka thënë se po ndërpret asistencën e sigurisë për Pakistanin për shkak se qeveria dështoi për të arrestuar grupet terroriste brenda kufijve të saj, deklaroi të enjten Departamenti i Shtetit Amerikan.

"Nuk do të japim pajisje ushtarake apo të transferojmë fonde të sigurisë në Pakistan, përveç nëse do kërkohet me ligj", u tha gazetarëve zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert.

Nuk thuhet ende sa është asistenca që do të ndërpritet por këtu përfshihet edhe

900 milionë dollarë për operacionet kundërterrorizmit.

SHBA gjithashtu do të vazhdojë të ndërprejë 255 milionë dollarë në financimin e ushtrisë së huaj e cila funksionin nga muaji gusht për t’i bërë presion Islamabadit që të marrë masa më të ashpra kundër militantëve.

/Ora News.tv/