SHBA dhe BE përgëzojnë Shqipërinë për negociatat: Përfundoni reformat kyçe

SHBA dhe BE përgëzojnë Shqipërinë për negociatat:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një deklarate për shtyp kanë përgëzuar Shqipërinë për vendimin e dhënë nga Ministrat e Jashtëm të BE-së në lidhje me hapjen e negociatave në qershor 2019.

“Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar“.

Vendimi i Këshillit të BE për t’i hapur rrugë negociatave në qershor 2019 është përshëndetur edhe nga eurodeputeti Eduard Kukan, i cili përgëzon vendin tonë për progresin e bërë deri tani.

Kukan: “Përshëndes konkluzionet e djeshme të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme për hapjen e rrugës për negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Unë dua të përgëzoj dy vendet për progresin e bërë lidhur me axhendën e integrimi në BE” .

Më tej Kukan shprehet se do të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë në plotësimin e reformave.

Kukan: “Ata meritojnë një mesazh të qartë për fillimin e negociatave të pranimit. Një vit u është dhënë vendeve për të arritur në tryezën e negociatave, që pasqyron diskutimin e brendshëm të Këshillit mbi procesin e zgjerimit të BE. Mbështes plotësisht Shqipërinë dhe Maqedoninë në këtë proces dhe i besoj angazhimit të tyre për axhendën e reformave". 

Vendimin e ka komentuar edhe Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, e cila tha se Shqipëria ka marrë 3 gjëra pozitive.

Vlahutin: Shqiperia ka marrë 3 gjera pozitive . E para eshte njohja e rekomandimit dhe reformave qe jane bere, gjë që është shumë e rëndësishme. E dyta eshte nje kalendar i qarte dhe nje date per konferencen nderqeveritare dhe kjo eshte shume e rendesishme. Dhe e treta keshilli ka pranuar qe komisioni ka per qellim te nis punen pergatitore . Mund t'iu them per veten, per delegacionin, per te gjithe koleget qe punojne fort ne Bruksel, ne jemi te lumtur. 

Sipas Ambasadores së BE-së,  qershori 2019 është një kalendar i qartë dhe në botën e BE do të thotë se ka nje angazhim per kete date.

EMISIONET