SHBA-Koreja e Veriut, dakord për një takim të dytë të nivelit të lartë

SHBA-Koreja e Veriut, dakord për një takim të dytë të

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un, kanë rënë dakord për mbajtjen e një takimi të dytë të nivelit të lartë mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, zoti Pompeo dhe udhëheqësi korean Kim, “përcaktuan detaje për vendin dhe datën e takimit të ardhshëm”.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert tha të dielën nse “Sekretari Pompeo dhe kryetari Kim ranë gjithashtu dakord që të udhëzojnë grupet respektive të punës që të takohen së shpejti për të intensifikuar diskutimet për çështjet e mbetura për t’u zgjidhura nga deklarata e takimit të nivelit të lartë të Singaporit”.

Ajo shtoi se presidenti amerikan Donald Trump "pret që të vazhdohet të punohet mbi bazat e vendosura me kryetarin Kim në Singapor”./VOA

EMISIONET