SHBA-ja ndan 5 milionë dollarë për shkatërrimin e armëve konvencionale në Kosovë

SHBA-ja ndan 5 milionë dollarë për shkatërrimin e

Shtetet e Bashkuara zotuan edhe pesë milionë dollarë për pastrimin e mbetjeve të municioneve kasetore dhe të mbetjeve të tjera shpërthyese të luftës (ERW) në Kosovë.

Programi është paraparë të zbatohet brenda viteve 2020-2023.

Ky është kontributi i vetëm më i madh i financimit për shkatërrimin e armëve konvencionale nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë që kur SHBA-ja filloi programin e saj në Kosovë në vitin 1996, duke ua kthyer përfundimisht autoriteteve, tokën e kontaminuar me mbetje të minave tokësore”, thuhet në një njoftim të Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Prej vitit 1996 deri në vitin 2019, programi i SHBA-së për shkatërrim të armëve konvencionale ka investuar më shumë se 9,7 milionë dollarë në mbështetje të përpjekjeve të Kosovës për ta adresuar trashëgiminë e municioneve kasetore dhe mbetjeve tjera shpërthyese të luftës./ REL


EMISIONET