SHBA-ja dhuron edhe 500 mijë dollarë për Kosovën për të luftuar Covid-19

SHBA-ja dhuron edhe 500 mijë dollarë për Kosovën për

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë edhe 500 mijë dollarë të tjerë për Kosovën për të ndihmuar në betejën me Covid-19.

Ndihma e re vjen pas 1.1 milionë dollarëve të ndarë në fund të muajit mars.

Këtë e bëri të ditur ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, përmes një videomesazhi në Facebook.

“Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka njoftuar rreth paketës së re të Departamentit të Shtetit dhe USAID për t’u përballë me Covid-19”. Për Kosovën janë ndarë 500 mijë dollarë pasi që paraprakisht janë ndarë 1 milion që të përballej me coronaviruin. Që prej rastit të parë të identifikuar në Kosovë ka pasë mbështetje për punëtorët e vijës së parë të frontit dhe angazhimin për pendimin e përhapjes së virusit, kujdesin për të prekurit dhe duke dhënë mjetet e duhura për ta bërë këtë”, tha Kosnett.

Deri më tani në Kosovë janë shënuar 29 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 1,004 të infektuar.


EMISIONET