SHBA arreston 105 persona, mes tyre edhe shqiptarë

SHBA arreston 105 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Zyrtarët e emigracionit në Shtetet e Bashkuara (ICE) arrestuan 105 persona gjatë një operacioni 10-ditor, me synim kapjen e personave te inkriminuar dhe shkelësve të tjerë të rregullave të emigracionit.

Të arrestuarit (96 meshkuj dhe nëntë femra) janë shtetas nga 21 shtete: Shqipëria, Burma, Kina, Kosta Rika, Republika Çeke, Ekuadori, El Salvador, Guatemala, Haiti, Hondurasi, India, Iraku, Jordania, Libani, Maqedonia, Ishujt Marshall , Mauritania, Meksika, Surinami, Vietnami dhe Jemeni.

Të arrestuarit do të largohen nga SHBA 

Ndaj dhjetë prej të arrestuarve do niset ndjekje penale për ri-hyrje në SHBA pas dëbimit, një krim që dënohet deri në 20 vjet burg, informon ice.org

Operacionet janë kryer në Michigan dhe Ohajo.



EMISIONET