Shano: Calavera foli sikur nuk i kishte mbërritur posta nga PE, shqiptarët duhet ta çojnë në shtëpi Ramën

Shano: Calavera foli sikur nuk i kishte mbërritur posta nga PE,

Dritan Shano deklaron se ka një tendencë të qëllimshme nga qeveria Rama për të mos përmbushur kushtet e BE për hapjen e negociatave.

Ai deklaroi se nuk ka ndeshur ndonjëherë në histori një vendim të PE në këtë formë me çështje të detajuara për të ribërë shtetin. 

I ftuar në emisionin "Tempora" në Rtv Ora, Shano komentoi edhe deklaratën e shefes së ONM-së Genoveva Ruiz Calavera në Komisionin Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian, duke u shprehur se foli sikur nuk i kishte mbërritur posta nga Parlamenti.

Dritan Shano: Po luhet me rolin që ka Komisioni, është i ngarkuar ai të udhëheqë procese të integrimit, është ai që ekzekuton politikën e BE, me një vendimarrje të marrë nga PE që në fund fare është ai që kontrollon Komisionin Europian. Nuk kam ndeshur ndonjëherë në histori një vendim të PE në këtë formë me çështje të detajuara për të ribërë shtetin. Calavera do të jetë e detyruar të njihet me rezolutën e PE, qëndrimi që ajo mbajti më vjen keq të them që nuk i ka mbërritur akoma posta nga parlamenti sepse ajo nuk mund ta neglizhojë atë vendimarrje. 

Më kujtohet që në 2013, Berisha thirri deputetët nga fushata për të votuar ato 3 kushtet që kishte BE, të cilat në momentin e parë Rama i zhbëri. Nga ai moment dhe deri sot nuk kemi kushte më pak, kemi shumë më tepër. Ka një mungesë vullneti preçiz për t'iu shmangur proceseve të integrimeve europiane. Më kujton një shprehje të një presidenti amerikan që thoshte: Kur ti ke një problem që nuk e zgjidh dot, zmadhoje atë. Dhe ne nga 3 kushte kemi arritur në 15. Qeveria mohon çdo gjë por në fund fare do të duhet të përballet me një situatë që shqiptarët duhet ta çojnë realisht në shtëpi sepse nuk ka gramin e dëshirës dhe vullnetin për të përmbushur këto kushtet.


EMISIONET