Shameti: Sistemi i përçudnuar rrezikon të prodhojë një përbindësh

Shameti: Sistemi i përçudnuar rrezikon të prodhojë

Gazetari Sokol Shameti i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se për të situata në të cilën ndodhet vendi nuk është krizë politike, por mosmarrëveshje mes partive.

Sipas tij sistemi që është përçudnuar gjatë gjithë këtyre viteve rrezikon të prodhojë një përbindësh.

Sokol Shameti:  Nuk do guxoja ta quaja krizë politike, por parapolitike, është një mosmarrëveshje mes partive politike. Sistemi që është përçudnuar rrezikon të prodhojë një përbindësh. Sepse partia që i ra hisja të jetë në pushtet është duke korrur benefitet e transformimit të një sistemi, i cili në thelb kur u votua nga populli, supozohej të ishte demokratik. Kushtetuta në fillim ishte perfekte madje edhe tani ka disa mbeturina të asaj mrekullie. Gradualisht me grykësinë për të shtënë në dorë sa më shumë nga ky sistem forcat tona politike e kanë transformuar këtë sistem derisa kanë arritur në pikën kur i ka plasur në dorë që ky sistem nuk funksionon.


EMISIONET