Shakaja telefonike për Trump, komiku fut në 'kurth' presidentin

"Urime! Jemi shumë krenarë për punën që po bën!"

Këto fjalë i thotë presidenti amerikan Donald Trump, i cili kujton se po flet në telefon me senatorin e New Jersey-t Robert Menendez.

Në të vërtetë, nga ana tjetër e telefonit është aktori i humorit John Melendez, i cili postoi bisedën me presidentin në saitin e tij.

Shakaja telefonike, pavarësisht se ishte 'e pafajshme' dhe pa qëllim të keq, ka ndezur polemika dhe debate përsa i përket sigurisë në Shtëpinë e Bardhë.

Në fakt, aktorit, i mjaftoi telefonata me recepsionin për t'u lidhur me manjatin.

Sipas John Melendez, aktori i humorit ka telefonuar fillimisht Shtëpinë e Bardhë, duke u hequr si asistenti i senatorit Menendez dhe ka lënë numrin e 'senatorit' duke kërkuar që ta rimerrnin sa më shpejt të ishte e mundur nga ana e presidentit, i cili në ato momente ndodhej në bordin e avionit Air Force One, teksa kthehej nga një takim në Dakotan e Veriut. Pas më pak se një orë 'Melendez' u telefonua fillimisht nga dhëndrri i presidentit Trump, Jared Kushner, e më pas nga vetë presidenti amerikan.

Aktori publikoi telefonatën audio në saitin e tij, ku dëgjohet që të dy kanë folur për disa minuta.

Fillimisht presidenti e ka uruar pseudo-senatorin për punën e tij, më pas kanë trajtuar argumentin e emigracionit dhe më pas të kandidatit për Gjykatën e Lartë.

Lidhur me këtë ngjarje, Shtëpia e Bardhë ka bërë një deklaratë për CNN, në të cilën nuk e mohon telefonatën: "Presidenti do të jetë një figurë e aksesueshme për anëtarët e qeverisë dhe ka kënaqësi të komunikojë në çdo moment që ata do ta kërkojnë një gjë të tillë. Ana negative e kësaj sjelljeje, është që nganjëherë kanalet e komunikimit rezultojnë të jenë shumë të aksesueshme. Gabime të tilla mund të ndodhin."

EMISIONET