Aktivisti Endri Shabani i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora nuk u kursye kundrejt ish-deputetit demokrat, Oerd Bylykbashi, teksa shprehet se “është e turpshme që jeni partia më e madhe opozitare”.

Shabani i tha  Bylykbashit se ka ardhur aty pa asnjë zgjidhje dhe nuk e linte të fliste.

Ai shtoi se sot shqiptarët nuk gëzojnë të drejtën themelore, atë të votës. Sipas tij sot shqiptarët nuk votojnë dot anëtarët në këshillin bashkiak, sepse nuk i lë Rama dhe Basha.

Endri Shabani: Është shumë e turpshme që ju jeni partia më e madhe opozitare, vini këtu pa asnjë zgjedhje, pa asnjë zgjidhje, pa asnjë propozim, më sulmoni nuk më lini të flas, të gjithë elementë konspiracioni. Ky sistem zgjedhor i ka mohuar qytetarëve shqiptarë një të drejtë themelore që është e drejta për të zgjedhur. Ne nuk zgjedhim dot. Përfaqësuesit tanë ligjorë në Këshillin bashkiak i zgjedh Edi Rama dhe Lulzim Basha. Tani nëse do kesh lista të hapura do të thotë që unë nesër shkoj atje dhe do të votoj për Oerdin.

/Ora News.tv/