Sfidon Shqipërinë të dielën, talenti i Francës "flirton" me bukuroshen spanjolle

Sfidon Shqipërinë të dielën, talenti i Francës

Një like në "Instagram" mund të mos thotë asgjë, por edhe shumë në të njëjtën kohë, aq më tepër kur je një person publik që njihesh nga i gjithë globi.

Mjaftoi vetëm një pëlqim fotoje nga ana e Kylian Mbappe kundrejt një aktoreje, që në mediat botërore të përflitet nisja e një historie dashurie mes dy të rinjve. Francezi ka pëlqyer një foto të aktores spanjolle, Ester Exposito, duke ngritur dyshimet që mes tij dhe bukuroshes bjonde të ketë nisur një flirt.

Aktualisht, Mbappe dhe Exposito nuk e ndjekin njeri-tjetrin në "Instagram", çka do të thotë se më shumë gjasa nuk njihen nga afër, por në kohët e sotme, një like mund të zgjojë jo vetëm shoqëri në distancë, por edhe një romancë.

Nëse kjo e fundit ndodh, Mbappe do të kishte një tjetër arsye për tu transferuar në La Liga, aty ku e kërkon Reali i Madridit.

EMISIONET