Rona Nishliu e ka provuar skenën e festivalit europian kur përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2012.

Me këngën “Suus” arriti të renditet në vendin e pestë, por tani po përpiqet sërish për këtë sukses.

Këtë herë jo më në emër të Shqipërisë, por të Kosovës. Me anë të një postimi në profilin e saj në Instagram, postoi një koment të shkruar në Tëitter, të cilin e përktheu duke konfirmuar përpjekjet e saj në futjen e Kosovës në Eurovision.

“Rona Nishliu po punon tani në televizionin e Kosovës dhe po tenton ta bëjë Kosovën pjesë të ‘Eurovision’-it. Faleminderit fansave në Spanjë që mbështesin pranimin e Kosovës në ‘Eurovision’”, shkruhej në faqen e fansave të festivalit që Rona e përktheu në gjuhën angleze.

Këtë fundjavë, Nishliu mori pjesë në Kongresin “OGAE” në Spanjë ku mori mbështetje shumë të madhe.

/Ora News.tv/