Serbia ndan edhe një shumë financiare për përmbytjet në Shqipëri

Serbia ndan edhe një shumë financiare për përmbytjet në

Qeveria e Serbisë do të dërgojë 100 mijë euro ndihma për zonat e përmbytura në Shqipëri. Ndihma vjen pas përmbytjeve në pjesën jugore të vendit tonë, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Për shkak të situatës së vështirë siç shkruajnë mediat serbe, qeveria e Serbisë do të dërgojë edhe ndihma në mallra, siç ka njoftuar zyra për bashkëpunim dhe media pranë qeverisë në Beograd.

Gjithashtu, kryeministrja serbe Ana Brnabić i ka dërguar një letër homologut Rama me të cilën i bënte me dije për ndihma në rreth 500 batanije, 250 dyshekë dhe mjete të tjera.

Ajo shprehu shpresën se kontributi do të lehtësonte sado pak efektet e përmbytjeve.

EMISIONET