Në mbrojtje të vlerave historike dhe artistike të Teatrit Kombëtar është angazhuar edhe senatori i italian i Partisë Demokratike Roberto Rampi. Ai thotë se do të kërkojë ndihmën e qeverisë italiane për të mbledhur fonde për të rikonstruktuar godinën e Teatrit.

Roberto Rampi: Jam i bindur se marrëdhënia me Shqipërinë është shumë e rëndësishme dhe kjo mund të jetë një shembull i këtij bashkëpunimi. Duhet rimenduar ky projekt, ta mendojmë së bashku, madje dhe me një kontribut të qeverisë italiane. Kam biseduar me Ministrin e Kulturës në Itali, duhet të mendojmë ndoshta për diçka të re, sigurisht e vjetra të mbetet.

Për kauzën e teatrit është informuar nga komuniteti shqiptar në Itali, ndërsa thotë se kjo godinë nuk është e rëndësishme vetëm për Shqipërinë por edhe për vendin e tij.

Roberto Rampi: Kam ardhur ta shoh me sytë e mi protestën. Teatri është padyshim një pjesë e rëndësishme e historisë dhe kulturës shqiptare, sidomos e Qendrës Historike të Tiranës por edhe Italisë, pasi është ndërtuar gjatë pushtimit italian. Është një periudhë jo fort e mirë nga këndvështrimi politik, por e bukur sa i përket arkitekturës. Në Itali, ne kemi disa ndërtesa të tilla të bukura të së shkuarës, por askush nuk mendon ti prekë ato.

Aktorë dhe aktivistë të shoqërisë civile protestojnë prej afro dy vitesh në mbrojtje të Teatrit, ndërsa Bashkia Tiranë është e vendosur për ndërtimin e një godinë të re që do të ofrojë sipas saj kushte më të mira për artistët dhe artdashësit.

/Ora News.tv/