Me 89 vota pro dhe 2 vota kundër Senati amerikan ka miratuar protokollin për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut.

Senati votoi që Protokolli për në NATO të miratohet me procedurë të përshpejtuar. 

Disa ditë më parë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO e ratifikuan edhe Italia dhe Britania e Madhe, ndërsa Franca e miratoi me leximin e parë.

Në bazë të kësaj, për të përfunduar e gjithë procedura dhe Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme edhe 4 vende duhet ta ratifikojnë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, shkruan Alsat.

/Ora News.tv/