Sekuestrohen 200 m3 lëndë drusore dhe 8 kamionë në Shkodër

Sekuestrohen 200 m3 lëndë drusore dhe 8 kamionë në

Policia ka sekuestruar 200 m3 lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme dhe 8 kamionë që transportonin lëndën drusore në Shkodër.

Operacioni "Alpet" ka nisur që prej fillimit të muajit shtator 2019 mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Territorit (ISHMPUT) Qarku Shkodër.

"Si rezultat i operacionit janë identifikuar presona që kryenin prerje të pyejeve dhe transportonin lëndë drusore. Gjatë operacionit janë kapur edhe 8 automjeteve të ngarkuara me lëndë drusore në fshatin Domen, Njësia Administrative Postrribë, Bashkia Shkodër, e cila është siguruar në mënyrë të paligjshme,"-njofton policia.

Ndaj drejtuesve të kamionëve, ISHMPUT-ja mori masa sipas ligjit duke i ndëshkuar me masa administrative gjoba që variojnë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë për secilin person.

Si dhe u sekuestruan 200 m3 dru zjarri të llojit AH.

Më herët, nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, janë sekuestruar dhe 30 m3 lëndë drusore, janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe janë proceduar për shpërdorim të detyrës edhe 5 punonjës të ISHMPUT-së të Bashkisë Shkodër e Malësisë së Madhe.

 

EMISIONET