Seks dhe fëmijë me nxënësin 13 vjeçar, arrestohet mësuesja në Itali

Seks dhe fëmijë me nxënësin 13 vjeçar, arrestohet

Mësuesja seks me nxënësin 13-vjeç, kanë edhe një fëmijë 5 muajsh

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një mësuese 31 vjeçare në Prato.

Mësuesja akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës minoren 13 vjeçar, me të cilin ka dhe një djalë 5 muajsh.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik italian, pas rrëfimit e denoncimit që minoreni,  tashmë 15 vjeç, dhe familja e tij bënë në policinë e Pratos.

Mësuesja është e martuar dhe ka një djalë  tjetër, 11 vjeç, me bashkëshortin e saj.

Analizat e ADN kanë vërtetuar atësinë e minorenit të fëmijës së dytë, 5 muajsh.

Mike e familjes së minorenit, 31 vjeçare punonte si infermiere në një strukturë spitalore, por si njohëse e mirë e disa gjuhëve të huaja ishte ofruar t'i jepte leksione private të gjuhës angleze.

Gjatë marrjes në pyetje mësuesja nuk ka mohuar asgjë dhe hetimet e policisë italiane kanë vërtetuar se aktet seksuale kanë nisur qysh kur djali ishte 13 vjeç, fakt që ka çuar në ndryshimin e akuzës nga akte seksuale me një minoren në dhunë seksuale ndaj një minoreni.

Ngjarja është zbardhur nga prindërit e tij, të preokupuar për djalin e tyre që prej disa javësh ishte nën një tronditje të fortë psikologjike.

Ai i ka rrëfyer gjithçka ka ndodhur dhe kërcënimin e vazhdueshëm  të 31 vjeçares, e cila kërkonte ta kishte çdo ditë pranë vetes.

Tronditjen më të madhe adoleshenti e ka marrë pasi mësuesja i ka treguar se fëmija e dytë ishte i tij.

Autoritetet italiane kanë vënë nën hetim dhe bashkëshortin e saj, i cili ka pranuar se ishte në dijeni të marrëdhënies jashtë martesore dhe se fëmija i dytë nuk ishte i tij. Madje bashkëshorti ka shoqëruar 31 vjeçaren gjatë gjithë fazës së marrjes në pyetje në Prokurori.

Aktualisht mësuesja ndodhet në arrest shtëpiak në pritje të procesit gjyqësor. Autoritetet italiane shprehen të rezervuar se kanë mjaft prova ndaj akuzës së ngritur të dhunës seksuale ndaj një minoreni.

EMISIONET