Banka e Shqipërisë parashikon që në tre mujori, i dyti i 2020, do të  ketë goditjen të fortë, si pasojë e përhapjes së koronavirusit dhe masave izoluese.

Skenari pozitiv është që rënie do të kemi dhe në dy tre mujorët e tjerë, me një ringritje në 2021 por gjithmonë kjo do të ketë pas nje nëse…

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko i ftuar në studion e RTV Ora me gazetaren Beti Njuma deklaroi:  "Parashikojmë që goditja më e fortë në ekonominë shqiptare do të jetë në tremujorin e dytë. Kjo sipas skenarit pozitiv që kemi parashikuar dhe pastaj në tre mujorin e tretë dhe të katërt të 2020, do të vazhdojmë të kemi rënie ekonomike jo kaq të fortë sa ky tremujor, por ringritja do të vijë në 2021, gjithmonë në rast se nuk do të kemi një kthim të koronavirusit dhe përsëritje të masave izoluese."

Para rënies së krizës borxhi i bendshëm ishte 65% dhe guvernatori parashikon një rritje të tij

Gent Sejko:Niveli i borxhit patjetër që do të rritet, por rëndësi  është që ta kalojmë këtë kohë krizë pa faliment dhe thyerje e të jemi në gjëndje të ruajmë stabilitetin financiar e monetar të vendit. Nëse do të ketë menaxhim të mirë fiskal niveli i borxhit  do të ulej përsëri” 

/Ora News.tv/