Sejko: Politika fiskale dhe monetare, parakusht për stabilitetin ekonomik

Sejko: Politika fiskale dhe monetare, parakusht për stabilitetin ekonomik

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në Samitin Vjetor të Vendeve të Rajonit të mbajtur në Becic, Mal i Zi, bashkë me guvernatorë e përfaqësues të lartë të bankave qendrore, ministra financash dhe drejtorë tatimesh nga vendet e rajonit, si Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Kosova dhe Shqipëria.

Në samitin e këtij viti me temë “Stabiliteti financiar dhe monetar në rajon në një mjedis me rritje të ngadalësuar në eurozonë”, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime mbi zhvillimet më të fundit ekonomike në vendet e rajonit.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mbajti një fjalë në panelin e guvernatorëve, ku diskutoi rreth temës “Politika monetare dhe stabiliteti i sistemit bankar në kushtet e normave të ulëta të inflacionit dhe të interesave”.

Në nisje të fjalës së tij, Guvernatori vlerësoi rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla, si një mundësi e mirë për të shkëmbyer eksperienca mes homologësh mbi çështje të bankingut qendror. Ai i njohu të pranishmit me ecurinë ekonomike e financiare të vendit, si dhe sfidat me të cilat po përballet Banka e Shqipërisë.

Guvernatori Sejko theksoi rëndësinë e harmonizimit të politikës fiskale me atë monetare, si parakusht i nevojshëm për stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit, si dhe rritjen e efektivitetit të këtyre politikave. Në këtë kontekst, Guvernatori nënvizoi rolin e pazëvendësueshëm të këtyre politikave në përmbushjen e objektivave individualë: ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe qëndrueshmërinë fiskale.

EMISIONET