Sejko për ekonominë: Kriza do vijojë edhe më tej

Sejko për ekonominë: Kriza do vijojë edhe më tej

Pandemia e koronavirusit ka pasur një efekt shumë të madh në ekonominë globale.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko i ftuar në hapësirën e intervistës në RTV Ora shprehet se efektet më të rënda për vendin tonë do të jenë në 3 mujorin e dytë të këtij viti.

Rënia ekonomike do të vijojë edhe më pas në 3 mujorin e dytë dhe të tretë por jo me të njëjtin intensitet si gjatë kësaj periudhe.

Sejko:  Ekonomia shqiptare sikurse e gjithë botës është goditur fort nga COVID-19. Është goditur jo vetëm kërkesa por edhe prodhimi. Janë ndërprerë zinxhirët e prodhimit si pasojë e masave të distancimit social. Kjo ka pasur efektet e saj në ekonomi. Ne si Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë bëmë analizën tonë dhe parashikojmë që goditja më e fortë në ekonominë shqiptare do të jetë në 3 mujorin e dytë. Efekti do të vijojë edhe në 3 mujorin e dytë dhe të tretë. Do të vazhdojmë të kemi rënie ekonomike jo kaq të fortë sa ky tremujor, por ringritja do të vijë në vitin 2021. Shpresojmë që periudha e verës të ketë një relaksim të menaxhuar dhe të ketë një rihapje të aktivitetit ekonomik. Turizmi është një nga segmentet kryesore në Shqipëri. Presim që qershori të ketë një hapje graduale.

Gjithashtu ai shprehet se sistemi bankar i ka rezistuar shumë mirë kësaj goditjeje duke marrë parasysh se parashikimet kanë qenë më të rënda në fillim.

Sejko: Kësaj vale goditje kaq të fortë, sistemi bankar shqiptar i ka rezistuar shumë mirë. Në fillimet e krizës, parashikimet ishin më të frikshme, por ky test vërtetoi dhe njëherë që sistemi ynë financiar rezistoi shumë mirë, ka likuiditet të mjaftueshëm që të përballojë kriza të tilla. Nuk është se ka një rënie esenciale depozitash. Janë nën 9.5 mld euro në totalin, bankat kanë miliarda depozita. Rënia 50 mln euro nuk është e përfillshme pasi ne kemi pasur një bllokim të aktivitetit ekonomik. Ka pasur tërheqje por jo shumë të madhe. Problem është shtryja e afateve të kredive që krijon një implikim në treguesit financiar të bankave të nivelit të dytë pasi ato nuk do të tërheqin likuiditetin sipas parashikimit. Por dhe treguesi i kredive me probleme nuk ka pasur një rritje të ndjeshme. Në muajt në vijim ne do të kemi përkeqësim të disa shifrave. Ne duhet të jemi të kujdesshëm si rregullator që duke prezumuar se sistemi bankar është kaq i shëndetëshëm mos ta kalojmë topin e rriskut në sistemin bankar.

EMISIONET