Sejdini: Tirana e kaloi shokun psikologjik

Sejdini: Tirana e kaloi shokun psikologjik

Tirana u rikthye te fitorja në kampionat duke mposhtur 2-1 Laçin dhe largon presionin. Pas rezultateve zhgënjyes në javët e fundit, trajneri Ardian Mema i ishte vendosur ultimatum nga presidenca.

Megjithatë Mema arriti ta menaxhoj mirë situatën duke e rikthyer ekipin te fitorja. Ish-trajneri i Dinamos, Faruk Sejdini, i ftuar në "Ora Sport" thotë se pas suksesit me Laçin, Tirana e kaloi ngërçin:

Kur je nën trysi gjithçka bëhet më e vështirë. Trajnerët duhet t’i lëmë të qetë. Nuk mund t’i gjykosh për 6-7 ndeshje dhe t’i thuash përse nuk dolëm kampion. Tirana e kaloi shokun psikologjik, por të mos harrojmë ka 4-5 ndeshje radhazi tepër të vështira”. 

Në sikonron me Sejdinin, ishte edhe Denion Ndrenika, i cili u shpreh: “Nuk besoj se Tirana e ka primare titullin kampion. Nuk mund t’i rrish me çekiç te koka trajnerit. Lëri kohë, kjo nuk nënkupton që t’i besosh pafund. Mema është i edukuar. Nuk është nga ata grindavecat. Tipat si Mema nuk respektohen sot. Është një problem serioz dhe drejtuesit duhet t’i besojnë punës”.

EMISIONET