Përkrah mbrojtësit të Atalantës, Berat Djimsiti, në konferencën për shtyp të kombëtares shqiptare para ndeshjeve kualifikuese të Euro 2020 doli sulmuesi më i ri i kuqezinjve, Taulant Seferi. 22 vjeçari, i cili grumbullohet për herë të parë me kombëtaren A u shpreh mjaft i kënaqur për atmosferën që mbizotëron te kuqezinjtë.

Unë e kam ndjekur gjithmonë Kombëtaren dhe jam shumë i befasuar dhe i kënaqur nga pritja. Po shikoj një pozitivitet, shpresoj që këtë atmosferë ta përcjellim edhe në ndeshjet e ardhme. Kam pritur ftesën të isha në Kombëtare, pasi mendoj që jam mirë dhe shpresoj të bëj më të mirën për fanellën kuqezi.

"E rëndësishmja është se po ndihem mirë, për minutat vendos trajneri. Unë do jap maksimumin në stërvitje dhe në ndeshje. Këto 2 ndeshjet e fundit me klubin nuk kam luajtur nga fillimi se kisha një dëmtim të vogël. Tani besoj se ndihem shumë mirë. Trajneri ka marrë në Kombëtare ata që janë në formë më të mirë. Duhet të fokusohemi vetëm te fitorja në 2 ndeshjet e radhës. Jemi një grup shumë i mirë i lojtarëve. Unë do jap maksimumin dhe jam gati të luajë në çdo pozicion që trajneri do dëshirojë
,” u shpreh Seferi.

Në tetë takimet e luajtura me kombëtaren U-21, Seferi ka bërë një paraqitje fantastike, ku ka shënuar edhe dy gola. Seferi pritet të ketë minutazh për dy takimet e radhës në kualifikueset e Europianit, atë ndaj Turqisë më 11 tetor dhe kundër Moldavisë tre ditë më vonë.

/Ora News.tv/