Së shpejti celularët personalë do të ndalohen në Shtëpinë e Bardhë

Së shpejti celularët personalë do të ndalohen në

Përdorimi i telefonave celularë privatë në zyrat e Shtëpisë së Bardhë do të ndalohet brenda disa ditësh, sipas një njoftimi të sotëm të zyrës së shtypit.

Përmes një deklarate, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders thotë se ndalimi ka të bëjë me sigurinë dhe jo me rrjedhjet e informacionit.

Ndalimi i celularëve personalë ishte një vendim i shefit të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, i cili po ashtu përmendi sigurinë si faktorin kryesor, por po ashtu, ndalimi i rrjedhjes së informacionit, ka qënë një ndër përparësitë e tij kryesore.

Që kur filloi detyrën para një viti, presidenti Trump i ka dënuar vazhdimisht rrjedhjet e informacionit nga ekipi i tij. Por zyrtarët e administratës thane sot se ndalimi i celularëve private ka të bëjë me sigurinë.

Njoftimi bëhet një ditë, pas një përplasje të fortë në publik midis presidentit Trump dhe ish këshilltarit të tij të lartë Steve Bannon, për shkak të komenteve të këtij të fundit në librin Zjarr dhe Furi që pritet të dalë javën tjetër.

Agjencia për Sigurinë Kombëtare po ashtu e kishte paralajmëruar Shtëpinë e Bardhë se përdorimi i celularëve privatë mund t’i ekspozonte punonjësit e saj ndaj përpjekjeve të hakerimit nga Kina, Rusia apo vende të tjera. /VOA/

EMISIONET