Scooter Braun bëhet pronar i 6 albumeve të Taylor Swift

Scooter Braun bëhet pronar i 6 albumeve të Taylor Swift

Taylor Swift e ka quajtur Scooter Braun, menaxherin e Justin Bieber dhe Kanye West, ‘manipulues’ pasi ai u bë pronar i shumicës së muzikës së saj.

Ai bleu shtëpinë diskografike Big Machine për 300 milionë dollarë, që do të thotë se është pronar i 6 albumeve të saj.

Menaxheri tani bën para nga çdo këngë e Taylor publikuar para këngës “Me!” me Brendon Urie.

Në këtë mënyrë ai fitoi të drejtat për gjithë ‘katalogun’ muzikor të Sëift. Megjithatë këngëtarja e quajti marrëveshjen mes Ithaca Holdings të Braun skenarin më të keq.

Këngëtarja thotë se nuk ka të drejtën të jetë pronarja e muzikës për shkak të një marrëveshje që nënshkroi me shtëpinë diskografike kur ishte vetëm 15 vjeç.

Ajo shprehu pakënaqësitë me anë të postimeve në Tumblr.

EMISIONET