Saturn i ka zënë vendin Jupiterit si planeti me më shumë hëna, sipas studiuesve amerikanë.

Një ekip zbuloi 20 hëna të reja që rrotullohen rreth planetit, duke e çuar numrin total në 82. 

Ndërsa Jupiteri ka zbritur në vendin e dytë me 79 Hëna që rrotullohej rreth tij.

“Ishte emocionuese gjetja e tyre,”-tha astronomi Scott Sheppard, që drejtoi zbulimin në Institutin Carnegie për Shkencë në Washington. “Hënat janë shumë larg nga planeti. Secila është rreth 4.2 km larg.”

Hënat u zbuluan duke përdorur teleskopin Subaru në Maunakea, Hawaii.

Secila prej Hënave të zbuluara rishtazi në orbitë rreth Saturnit ka një diametër rreth 5 km.

Jupiteri ka qenë planeti me më shumë hëna që nga fundi i viteve 1990.

/Ora News.tv/