Sassuolo godet në merkato, merr yllin e Barcelonës

Sassuolo godet në merkato, merr yllin e Barcelonës

Kevin-Prince Boateng do të jetë sërish pjesë e Sassuolës.

Ganezi nuk ka arritur të bind drejtuesit e Barcelonës për t'i vendosur para mundësinë për të firmosur me Blaugranët, kështu që do të rikthehet në Seria A pas gjashtë muajve dështim në "Camp Nou". Për kartonin e 32-të vjeçarit, Sassuolo kishte vendosur një çmim prej 8 milionë eurosh për Barcelonën, por çmimi është konsideruar shumë i lartë nga katalanasit.

Pas këtij zhvillimi, Boateng do të vihet nën urdhërat e trajnerit, Roberto De Zerbi ose do të kërkojë për një tjetër skuadër. Më parë, Prince-Boateng është aktivizuar me skuadra si Tottenham Hotspur, Borussia Dortmund, Genoa, Milan, Eintracht Frankfurt dhe Las Palmas.

EMISIONET