Sarri i hedh "benzinë" zjarrit: Nuk më bëhet vonë për reagimin e tij

Sarri i hedh "benzinë" zjarrit: Nuk më bëhet vonë

Juventusi u shpall kampion dimri pasi mundi 1-2 në Romë në "Olimpico", në një ndeshje fatin e të cilës e zgjidhi që në 10 minutat e para, me Demiral dhe Ronaldon.

Trajneri Maurizio Sarri vlerësoi performancën e të tijve dhe pranoi se vuajtja në minutat e fundit ishte normale. Më tej tekniku i bardhezinjëve komentoi edhe zëvendësimin e Paolo Dybalës të cilin e komentoi disi ashpër në konferencë për shtyp:

“Nuk më bëhet vonë fare për reagimin e Dybalës. Do të isha shumë i lumtur që atë reagim ta përkthejë në performancë të mirë në fushën e lojës. Unë jam trajneri dhe natyrisht që më takon të marr disa vendime, duke parë ecurinë e lojës”, tha tekniku i "zonjës së vjetër".

EMISIONET