Samir Ujkani rikthehet në Seria A, bëhet një "dem"

Samir Ujkani rikthehet në Seria A, bëhet një "dem"

Samir Ujkani është një lojtar i Torinos. Portieri i kombëtares së Kosovës është gati të rindizet në Seria A pas përvojës aspak të mirë në Turqi te Rizespor.

Në fakt me turqit, 31 vjeçari grumbulloi vetëm pesë paraqitje, njëra prej të cilave në kampionat Ujkani, i cili u largua nga Kremonese pas një sezoni të shkëlqyer do të duelojë me Salvatore Sirigu për një vend në katërkëndëshin e "demave".

Gjatë karrierës së tij, Ujkani ka luajtur tashmë në Seria A me fanellat e Palermo, Novara, Chievo dhe Genova, duke grumbulluar 47 paraqitje në  total. Tani për të ka ardhur mundësia të kthehet në futbollin që u bë i njohur, nga ku pritet të "rilindë" sërish.

EMISIONET