Salvini në opozitë: 19 tetor në shesh kundër qeverisë së re

Salvini në opozitë: 19 tetor në shesh kundër qeverisë

Lideri i Legës në Itali, Matteo Salvini pasi mbeti në opozitë ka paralajmëruar një protestë në 19 tetor.

"Më 19 tetor në Romë, një ditë e madhe e krenarisë italiane", tha ai gjatë një komunikimi live në Facebook.

"Do të jetë dita e krenarisë së shumicës së zellshme, e cila nuk do të bëjë rrëmujë, por kush dëshiron një qeveri që nuk lind natën në Paris ose Bruksel dhe që shpërblehet për këtë," tha ai.

Matteo Salvini, nuk do ta çojë delegacionin në konsultimet me kryeministrin Giuseppe Conte. Në 10.30 do të jenë vetëm dy drejtuesit e Dhomës dhe Senatit, Riccardo Molinari dhe Massimiliano Romeo.

Presidenti italian Sergio Mattarella ngarkoi Giuseppe Conten me detyrën e Kryeministrit për krijimin e qeverisë së re të koalicionit 5 Yje-PD.

EMISIONET