Salvini "heq" dorë nga politika, bëhet skaut i Milanit?

Salvini "heq" dorë nga politika, bëhet skaut i Milanit?

Humbja në zgjedhjet parlamentare e ka detyruar ish kryeministrin e Italisë, Matteo Salvini që të "heq" dorë nga politika.

Ish Ministri i Brendshëm ka zgjedhur që të bëj rolin e një analisti sporti tashmë. Për Radion napoletane "KISS KISS", Salvini ka komentuar krizën e Napolit, ndërsa ka shtuar se dëshiron që Milani të bëj "shopping" te jugorët.

"Unë nuk e prisja krizën e Napolit. Ancelotti është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim dhe në fushë. Ka lojtarë të nivelit të lartë. Nuk e di nëse po "paguan" konfliktet mes drejtuesve dhe lojtarëve. Nëse do ishte në dorën time, të paktën gjysmën e lojtarëve të Napolit do t'i dëshiroja te Milani. Lojtarë si Koulibaly dhe Insigne do të doja t'i shikoja në Milano," përfundoi Salvini. 

Salvini është i njohur për simpatinë e tij për ekipin 7 herë kampion të Europës, duke mos qënë i pari ish kryeministër i vendit që e bën një gjë të tillë.

Më parë, Silvio Berlusconi ka qënë pronar me të drejta të plota të klubit kuqezi.

EMISIONET