"Saga e vogël", Besnik Mustafaj prezanton librin e ri në italisht

"Saga e vogël", Besnik Mustafaj prezanton librin e ri në

Një libër i ri me autorësinë e një emri të njohur të letërsisë shqiptare ka pasuruar vitrinat e librave italiane.  Është libri "Saga e vogël" i autorit Besnik Mustafaj, i cili është botuar në gjuhën italiane me titullin "Piccola saga carceraria".

Libri u prezantua së fundmi në Romë në praninë e studiuesve e profesorëve universitarë si dhe dashamirës të letërsisë shqiptare. Shkrimtari Mustafaj rrëfen historinë e dhimbshme të dy familjeve shqiptare gjatë periudhës së regjimit komunist brenda mureve të një qelie burgu politik.

Besnik Mustafaj: Unë bëj pjesë në atë brez që e kishte humbur shpresën që do vinte liria. Surpriza më e bukur që më ka bërë jeta është ardhja e lirisë. Në Shqipëri nuk po vlerësohet siç është në traditën e popullit tonë e kaluara. Ka një tendencë për ta harruar të kaluarën e afërt dhe siç thonë dijetarët e mëdhenj, një e kaluar që harrohet rrezikon të përsëritet. 

Libri është vlerësuar edhe Mauro Geraci, antropolog, studiues e njohës i mirë i letërsisë shqiptare, i cili e vuri theksin tek rëndësia e njohjes së këtij rrëfimi nga publiku italian.

Mauro Geraci: Sot dhe përmes letërsisë e librave si ky i Besnik Mustafaj është e rëndësishme të njohim, të reflektojnë mbi historinë e këtij vendi, pra Shqipërisë që është mjaft i lidhur me Italinë....Të njohësh Shqipërinë për ne italianët do të thotë të njohim dhe vetveten.

"Saga e vogël" është botimi i tretë i autorit në gjuhën italiane. 

EMISIONET