Sa me rëndësi është ajo e shkretë votë!!!

Sa me rëndësi është ajo e shkretë votë!!!

Ndjesë për cinizmin, por realisht Edi Rama është në të drejtën e tij.

 Është votuar, siç thotë dhe vetë ai “si më i miri prej të gjithëve”,  për të qenë në krye të vendit i vetëm. 

  U votua pa asnjë rrjesht program elektoral dhe pa asnjë premtim të  vetëm.  Ndaj sot e sa të marrë frymë në atë karrike pushteti, nuk ka  detyrim t’i japë llogari politikisht askujt. 

 Përsëri kërkoj  ndjesë për cinizmin, por kjo është e vërteta! Politikisht ai ska asnjë  arësye të japë llogari. Kërkoi vota për tepsi e kusi, kundër kazanëve e  legenëve, por jo për të qeverisur në mënyrë të përgjegjshme.

 Dhe i mori ato vota.

  Tani është në habitatin e vet. Ndjehet si mbret që mund të bëjë ç’të  dojë, jo vetëm me ministrat por me vendin, me ekonominë, pasurinë e  paratë e tij.

 Ky është realiteti në të cilin Ai jeton. 

 Që  të vijojë të jetojë i qetë në këtë realitet i mjafton vetëm të mbajë  kundërshtarët politikë të përçarë e të dobët. Gjithashtu i duhet të  presë ndonjë kokë brenda oborrit, që guxon të ngrihet mbi stekën  imagjinare që ka vedosur.

 Kurse me popullin Ai vijon t’i tregojë përralla duke i dalë përballë me tuta e brekushe...

 Shumë njerëz publikë thonë se është “i sëmurë mendor”. Ndoshta është, por për një gjë jam i bindur: Ai nuk është budalla!

  Duke ndryshuar masivisht qeverinë sapo ka veshur brekushet e radhës për  të hyre në zgjedhje me ta. Kaq vlejnë këto ndryshime, sa një palë  brekushe elektorale.

 Ai është në rol dhe në sjelljen e tij, për  të cilën është VOTUAR. Skandalet, vjedhjet, largimet masive të njerëzve,  dhunimi i Kushtetutës e ligjeve, eleminimi i kundërshtarëve, izolimi i  vendit nga perëndimi e gjëma të tjera si këto janë pjesë e jetës së tij  politike me të cilat Ai nuk turpërohet, por krenohet.

 Prap ndjesë për cinizmin, por Ai duhet ta çojë deri në fund marrëzinë e tij. 

 Mbase kështu, më në fund njerëzit do ta kuptojnë sa e rëndësishme është VOTA! 

  Kjo nuk është më çështje e një partie kundër një tjetre, por është  marrëdhënia bazë e shtetasve me pushtetin e vet. VOTA është mjeti që i  fryn ose rrëzon pushtetet! 

 Protesat, demonstratat e shprehjet e pakënaqësisë publike kundër qeverisë nuk mjaftojnë nëse kjo e fundit votohet!

 Vit të ri të mbarë!

EMISIONET