Influencueset e rrjeteve sociale ia kanë dalë që të fitojnë të ardhura të mira në vitet e fundit, thotë një raport i ri.

Firma e marketingut Izea zbuloi se çmimi mesatar që sponsorizohet një fotografi në Instagram filloi me 134 dollarë në vitin 2014 dhe ka arritur në 1.642 dollarë.

Influencueset bazohen tek numri i ndjekësve dhe përzgjidhen nga firmat për të sponsorizuar postime apo video të ndryshme.

Por një ekspert insiston se kjo nuk sjell fundin e reklamave tradicionale.

"Marketingu digjital është i barabartë me fjalën e thënë drejtpërdrejt, por gjithmonë do të ketë një miks mes saj dhe reklamës tradicionale", tha shefi ekzekutiv i platformës Socialbakers.

Disa prej të dhënave që lidhen me fitimet e influencuesve janë këto:

- Çmimi mesatar për një foto në Instagram është rritur me 44% nga viti 2018 - 2019;

- Për të sponsorizuar një postim në blog, është rritur nga 7.39 dollarë në 2006 - 1.442 dollarë në 2019;

-Videot në Youtube kanë përfitimet më të larta - katër herë më e lartë se forma tjetër e çmimit të përmbajtjes së sponsorizuar - ishte 420 dollarë në 2014 dhe arriti në 6,700 dollarë në 2019;

-Një përditësim statusi në Facebook ishte 8 dollarë në vitin 2014 dhe arriti në 395 dollarë në vitin 2019;

-Një postim në Tëitter është rritur nga 29 dollarë në 2014 në 422 dollarë në 2019;

-Postimet në blog janë rritur nga 407 dollarë në 1,442 dollarë.

/Ora News.tv/