Rusia forcon lidhjet me Venezuelën mes presionit të SH.B.A

Rusia forcon lidhjet me Venezuelën mes presionit të SH.B.A

Rusia është zotuar të forcojë bashkëpunimin ushtarak dhe ekonomik me Venezuelën për të ndihmuar kombin e Amerikës së Jugut të merret me presionin në rritje të SH.B.A.

Komente të Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov erdhën pas takimit të tij me Presidentin e Venezuelës Nicolás Maduro në Caracas.

SHBA akuzon Maduron për udhëheqjen e një regjimi të korruptuar dhe brutal, shkruan BBC.

Të premten, SH.B.A. vendosi sanksione ndaj linjës ajrore shtetërore të Venezuelës Conviasa, duke thënë se ndërmarrja ishte duke u përdorur për "transferimin e zyrtarëve të korruptuar në të gjithë botën".

Uashingtoni po mbështet liderin e opozitës Juan Guaidó, i cili vitin e kaluar deklaroi veten president të përkohshëm.

Z. Guaidó këtë javë ishte një nga të ftuarit specialë të Presidentit të SHBA Donald Trump në fjalimin e tij për shtetin e Unionit.

EMISIONET