Dy prej themeluesve te PD, Genc Ruli e Besnik Mustafaj,  jane rikthyer ne seline e Partise Demokratike pas me shume se nje viti për tu takuar me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.  Dy ish-funskionarët njihen si kritikë të Bashës,  ndërsa Genc Ruli, në një prononcim të shkurtër për mediat nuk  e përjashtoi mundësinë e rikthimit në poliotikë aktive.  

Tirane- Pas me shume se një viti, Genc Ruli dhe Besnik Mustafaj,  janë rikthyer në Partinë Demokratike, për tu takuar me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. 

Dy prej themeluesve te Partisë Demokratike, që prej hartimit te listes per deputetë kane kanë drejtuar kritika të forta kundrejt lidershipit të Bashës, por sot duket se gjërat kanë ndryshuar. 

Mustafaj: Biseduam për të gjitha gjërat që mund të bisedohet në një takim informal.

Pyetje: Për ribashkimin e partisë?

Ish-Ministri në 8 vitet e qeverisë Berisha, pasi nuk u kandidua për deputet nga Lulzim Basha, pati lajmëruar largimin nga politika, sot në hyrje të Partisë Demokratike nuk e përjashton rikthimin.  

Ruli: Tjetër gjë.Ishte një takim, nuk ka asnjë detyrim. Pa mbaruar bahçen dhe pa mbjellë pemë nuk kthehem njëherë në politikë.

Pyetje: Kishit ndonjë këshillë për zotin Basha për bashkimin e partisë?

Ruli: Jo jo. Nuk mendoj se kam aq mend sa tu jap këshilla të tjerëve, kam eksperienca sa për vete por jo për shumë. Ishte shkëmbim bisede mes miqsh për gjëra të ndryshme si i sheh ai, si i shohim ne.

Pyetje: Me zotin Basha dhe zotin Berisha ishit në një linjë.

Ruli: Pikërisht(qesh).

Vizita në Partinë Demokratike e dy ish-funksionarëve, erdhi pas ceremonisë së përurimit të bustit të Pjetër Arbnorit në lulishten e oborrit të  Kuvendit. 


/Ora News.tv/