Rudina tregon sekretet e "Mos i fol shoferit" ,flet dhe për Vikin e vogël

Rudina tregon sekretet e "Mos i fol shoferit" ,flet dhe për Vikin

Ky është viti i parë  me Viktorian i Rudina Dembacajt, aktores së humorit dhe prezantueses së emisionit "Mos i fol shoferit" në Ora Neës.

Vajza që ka lindur nga dashuria e saj me Aleksin u bë dielli i shtëpisë por dhe qendra e vëmendjes që në momentin kur lindi?

"Edhe banjën e parë ia kam bërë vetë. Aleksi, mami, më ndihmonin për gjithçka tjetër, por me vajzën drejtpërdrejt jam marrë unë, çdo minutë, që nga dita e parë e derisa u bë tremuajshe". Këtu të vijnë në mendje të gjitha mamatë e reja protektive ndaj fëmijës së tyre të vogël, por nuk ka qenë kjo. "Ndoshta në ditët e para mund të isha disi protektive, si të gjitha nënat, por më pas e bëja vetëm nga kënaqësia. Viktoria ka qenë një bebe shumë e qetë, flinte thuajse gjithë natën dhe unë isha e çlodhur. Nuk kisha arsye përse t'ia lija kujdesin e saj dikujt tjetër". Viktoria ishte e mbarë, siç kishte qenë dhe gjatë shtatzënisë, kur Rudina nga nuk shkoi, ngjiti malin në Valbonë kur ishte pesëmuajshe, udhëtonte, takonte miq, merrte pjesë në festa, dilte me Aleksin..." tregon Rudina në një intervistë për revistën Class.

Si i lindi ideja e programit "Mos i fol shoferit'

"Në këtë kohë, më ftuan në Pasdite në Top Channel për të folur për humbjen e madhe në peshë, dikur, para se të dilja në ekran kur kam qenë fillimisht shumë e shëndoshë dhe gjatë bisedës me gazetarin e emisionit, ai më tregon për projektin e një mikeshës së tij avokate për një program me të ftuar në makinë. Vendosa ta provoj. Kështu jam bërë pjesë e "Mos i fol shoferit". Kishte ardhur koha që unë të nisja punë. Isha shumë e kënaqur duke qëndruar me vajzën, por jam e sigurt që pas disa kohësh do më fillonte të më mungonte puna, njerëzit, jeta jashtë shtëpisë dhe do bëhesha një nënë e mërzitshme për Viktorian. Do rrija më shumë kohë me të, por nuk do ishte kohë cilësore

Do të shfaqej në ekran vetëm pak muaj pas lindjes, me humorin e saj të këndshëm, me natyrshmërinë e rrallë, me të qeshurën e sinqertë dhe barkun që e tregonte lindjen e afërt. Një personazh 100 për qind i vërtetë! "Unë nuk kam dashur kurrë të dukem dikush që nuk jam dhe as të dukem e përsosur. Ndoshta kam një farë vetëbesimi që është meritë e babit dhe motrës sime të madhe që ma kanë ushqyer prej kohësh", tregon Rudina.

Ndërkaq, programi do të shkonte shumë mirë, edhe pse Rudina nuk ishte plotësisht e kënaqur, donte më shumë dhe duket se i ka arritur në këtë sezon, ku dhe pret më tepër.

"Nuk më mjaftonte një program 40 minuta. Doja një orë të plotë. Ky sezon është më i mirë. Tani kam një shkrimtare që nuk e kisha sezonin e kaluar. Kemi skeçe, intervista. Jam dhe aktore, veçse drejtuese programi." Tashmë programi është të shtunën dhe zgjat një orë, ndërsa udhëtarët e taksisë, personazhe të njohur, sa vijnë e shtohen, duke zhvilluar me Rudinën biseda vërtet të këndshme.

"Ka disa që më thonë që duhet të jem më e keqe, që jam shumë sheqer me të ftuarit e mi, por unë nuk mendoj që dashakeqësia e bën një program më të bukur. Unë nuk do i vendosja kurrë të ftuarit e mi në kurthin e dashakeqësisë, unë jam e natyshme me ta dhe vetëm kështu ata mund të jenë të natyrshëm me mua dhe me publikun", thotë Rudina. Ka të njëjtin parim edhe për marrëdhëniet jashtë kameras, me njerëzit e televizionit që mund ta paragjykojmë si një mjedis jo shumë të përshtatshëm për një vajzë aq të çlirët e të natyrshme sa ajo, për shkak të konkurrencës së lartë, rëndësisë që i kushtohet imazhit etj. etj., por nuk është e vërtetë. "Jo, jo, ndihem krejtësisht në habitatin tim. Ne dëgjojmë shpesh që në Shqipëri askush nuk çan me të mirë e me të drejtë, por ja që unë jam këtu duke ndjekur gjithmonë rrugën e drejtë. Mendoj që njerëzit marrin mbrapsht atë që japin. Njeriu i vërtetë e gjen vendin kudo, jo vetëm jashtë shtetit. Unë kam zgjedhur të them gjithmonë të vërtetën e mirë dhe me të nuk krijohen kurrë prapaskena", thotë Rudina. Ndërkohë dhe personazhet e taksisë i vlerëson të gjithë njëlloj. Në një mënyrë apo në një tjetër, me të gjithë ka kaluar mirë.

(Pjeset e tekstit jane nga intervista dhene per revisten Class)


 

EMISIONET