Mes entuziazmit, u zhvilluar në qytetin e Rubikut Kupa “Sulejman Demollari”. Një aktivitet interesant për të inspiruar brezin e ri dhe për t’iu dhënë një shembull se në çfarë drejtimi duhet të ndjekin për të përqafuar suksesin.

Prezenca e lojtarëve të rinj ishte e konsiderueshme, ndërsa nuk munguan as persoanlitet të futbollit shqiptar. Sulejman Demollari nuk e fshehu kënaqësinë për këtë vlerësim, ndërsa u shpreh se disa të rinj i lanë mbresa.

Sulejman Demollari:"Vërtetë ndihem i privilegjuar. Ju falenderoj të gjithëve, si organizatorët dhe nga njerëzit, nga i gjithë publiku. Ka edhe çuna interesant të themi dhe do të japim dhe një Kupë si lojtari më i mirë. Pashë një numër "8" me emrin Ledio".

"Talentin e Demollarit, sjelljen e tij si futbollist, si njeri të përcillet edhe në këto zona që janë shumë futbolldashës. Pra unë them që këto aktivitete të jenë sa më të shpeshta. Shikova një ambient shumë të mirë sportiv, shikova këto element shumë të mirë nga kalamajtë këtu në Rubik".

"Unë jam Ledion Legisi dhe vij nga qyteti i Rubikut. Jam shumë i kënaqur që përfaqësoj këtë qytet, Mirditën dhe faleminderit prej jush".

"Sulejman Demollari meriton dhe më shumë. Për mua është legjenda e futbollit shqiptar. Një njeri që ka lënë gjurmë edhe në Rumani. Unë kam pasur rastin që të shkoj në Bukuresht me Sulën për të parë se çfarë vlerësimi kishte ky njeri në Rumani. Brezi i ri duhet të marrë shembull prej Sulejman Demollarit, të ndjekin rrugët e atij".

"Ka shumë figura për të respektuar nga futbolli shqiptar. Kemi respektuar djem nga futbolli i Kavajës, legjenda të Partizanit, nga ekipi i Tiranës edhe Dinamon. Kemi edhe klubin e Vllaznisë.
Indicie ka qënë për të motivuar edhe brezat e rinj, për t'i ngjasuar këtyre legjendave në të ardhmen e tyre".

Sulejman Demollari ka fituar gjithçka në karrierën e tij si futbollist, fillimisht në Shqipëri me Dinamon dhe më pas në Rumani, me Dinamon e Bukureshtit.

/Ora News.tv/