Partia Demokratike kërkon që peshën kryesore të administrit të zgjedhjeve ta ketë teknologjia, duke ju rikthyer propozimit të  hershëm për identifikim, votim dhe numërim elektronik.  RTV Ora ka zbardhur draftin e ekspertëve demokrat, ndërsa parashikohet që rezultati të dalë direkt në qendër të votimit. 

Procesi i administrimit të zgjedhjeve ka zënë një pjesë të debatit politik në vazhdimësi në vendin tonë. Mazhoranca dhe opozita parlamentare, kanë propozuar depolitizim të organeve, ndërsa Partia Demokratike, ka një qasje krejt tjetër, duke ja besuar këtë teknologjisë.  Grupi i ekspertëve dhe juristëve, ngritur në selinë blu, ka hartuar një draft të plotë për këtë çështje, ku parashikohet përdorimi i teknologjisë në identifikimin e zgjedhësve, në votim dhe në numërim. 

Radio Televizioni Ora disponon, draftin e demokratëve ndërsa ai rikthen formulën që rezultati të dal në qendër të votimit. 

“Pajisja Elektronike e Votimit (PEV) në mbyllje të votimit siguron gjenerimin e rezultatit final për qendrën e votimit dhe mundëson printimin e rezultatit për çdo përfaqësues të subjekteve politike prezent në KQV”

Në gjuhen teknike, paisja që demokratët  propozojnë për identifikimin e zgjedhësve quhet PEI  ndërsa   për procesin e  votimit do të përdoret   paisja elektronike PEV, e cila memorizon elektronikisht çdo votë si dhe printon edhe  në një kuti të sigurt, edhe votën vizike në letër. Ky propozim, për demokratët duhet të implementohet në projekt pilot e pastaj në zgjedhje të mëvonshme të aplikohet për çdo zonë. Drafti parashikon gjithashtu se në rast se paisja elektronike e identifikimit  shfaq probleme teknike dhe nuk  zëvendësohet brenda 2 orëve,  atëherë ne loje hyn komisioni  i identifikimit të  zgjedhësve, sipas procedurës ekzistuese  duke u identifikuar me dokument identifikimi.

"Në çdo qendër votimit vendoset nga 1 pajisje për identifikimit biometrik te zgjedhësve dhe nga 1 pajisje për votimin elektronik. Specifikimet e detajuara teknike për pajisjet elektronike te identifikimit dhe për pajisjet elektronike te votimit si dhe sasia e pajisjeve te votimit për çdo QV miratohen nga KQZ me akt normativ."

Paisja e votimit sipas ekspertëve demokratë, përllogarit edhe rezultatin në bazë të qendrës së votimit, duke e dhënë atë në kohë reale. Paralelisht me këtë të dhënat mund të printohen, për  t’iu vënë në dispozicion çdo force politike. 

/Ora News.tv/