RTV Ora ka mundur të siguroj raportin e antimafies italiane për kriminalitetin në vend gjatë gjysmës së dytë të vitit 2018, publikuar sot në Senatin e Parlamentit Italian. Në muajt qershor-dhjetor 2018 grupet kriminale shqiptare në Itali konfirmohen si më të rrezikshmet, me një shtrirje të gjerë në të gjithë territorin e të specializuar kryesisht në trafikun e drogës dhe të armëve.

"Ndër organizatat kriminale të huaja që veprojnë në territorin italian, organizatat kriminale shqiptare mbeten ndër më të rrezikshme dhe për motivin e vokacionit të spikatur fitimprurës ndërkombëtar që ata kanë", thuhet në këtë raport.

Gjatë viteve është zbardhur gjerësisht  bashkëpunimi i shqiptarëve me grupet homologe aktive në vendet e ulëta, Belgjikë, Austri, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë.

Sipas antimafies italiane pika e forcës së grupimeve kriminale shqiptare në Itali është prania në mënyrë kapilare në të gjithë territorin italian, karakterizuar nga forma organizative të strukturuar mirë e të përbëra nga bërthama që konkordojnë aktivitetin kriminal me referuesit e tyre në Shqipëri.

Në linjë të përgjithshme, thotë, raporti i Anitmafies, kriminaliteti shqiptar shfaqet i strukturuar në disa module të ndryshme; organizim i strukturuar i ngjashëm me kriminalitetin autokton (italian) të tipit mafioz; grupime kriminale minore që bashkëpunojnë mes tyre apo të përbëra nga individë të lidhur me organizimin e strukturuar por që shpreh bashkëpunojnë dhe me ta për krime të ndryshe,

Në raportin e siguruar nga RTV Ora thuhet se ; "karakteri transkombëtar që karakterizon kriminalitetin shqiptar, interesi i githanshëm i tyre në aktivitete të paligjshme, si dhe disponueshmëria që kanë në armë e mjete financiare, i kanë bërë grupet kriminale shqiptare ndër strukturat organizative më të afta për të vendosur raporte konkrete fitimprurëse me mafien vendase".

Të specializuar kryesisht në trafikun e drogës, shqiptarët luajnë një rol të rëndësishëm dhe në raportin me organizimet kriminale të huaja. Shqiptarët përbëjnë kanalin e privilegjuar të komunikimit mes mafies italiane kryesisht puglieze në trafikun e heroinës e kokainës, falë një rrjeti të gjerë bashkëpunëtorësh shqiptarë  jo vetëm në Shqipëri por dhe në Amerikën e Jugut, Holandë, Spanjë, Turqi e Angli.

Raporti i Antimafies italiane merr si shembull operacionin e koduar "Drug Boat" i ekzekutuar në 4 shtator 2018 në Bari , i cili zbardhi burimet financiare e instrumentet e përdorura nga klani mafioz Velluto i cili kishte shtrirë aktivitetin e tij të trafikut të drogës dhe në nivel ndërkombëtar , falë bashkëpunimit me një grupim kriminal shqiptar që i garantonte konfeksionimin e transportin e drogës përmes mjeteve lundruese.

Hetimet e antimafies italiane kanë vërtetuar se dhe gjatë gjysmës së dytë të vitit 2018 lidhjet e grupeve kriminale shqiptare me mafien puglisë e kampanja, janë të forta.

Sekuestrimi i mjeteve lundurese qe transportonin drogë, kryesisht marijuanë nga Shqipëria ka vërtetuar se brigjet puglieze mbeten territori kryesor i mbërritjes së drogës nga Shqipëria, që më pas shpërndahet në të gjithë Italinë e në Europë.

Në raportin e Antimafies italiane thuhet se ;" Jo vetëm në jug të vendit por dhe në veri si në Emilia Romagna e Lombardi regjistrohet një aktivitet i gjerë i grupeve kriminale shqiptare në trafikun e drogës siç e dëshmon operacioni "Sottobosco" i ekzekutuar më 3 korrik 2018 e që çoi në shkatërrimin e një trafiku ndërkombëtar kokaine e në vënien nën pranga të 11 shqiptarëve.

Një muaj më pas në nëntor të 2018 një operacion i antimafias së Breshës çoi në shkatërrimin e 3 grupeve trafikantësh  shqiptare që trafikonin kokainë nga vendet e ulëta në Itali, e vuri  nën pranga 15 shqiptarë. Në këtë operacion u sekuestruan 130 kg drogë.

 Ndërsa në dhjetor të 2018 operacioni "Braveheart" i ekzekutuar nga policia e Milanos çoi në arrestimin e 9 shqiptarëve e në shkatërrimin e 2 grupeve kriminale që trafikonin kokainë nga Holanda në bordin e automjeteve të modifikuara enkas.

Raporti i Anitmafies italiane thekson gjithashtu se territori i Salentos është bërë nyja e zbarkimit dhe të trafikut ilegal të armëve nga Shqipëria drejt Italisë.

Operacionet e antimafies italiane gjatë gjysmës së dytë të 2018 dëshmojnë se shqiptarët vazhdojnë të udhërojnë aktivitetin e shfrytëzimit të prostitucionit duke i shndërruar në regjim skllavërie vajzat kryesisht nga Europa Lindore. që detyrohen të punojnë si prostituta. Një fakt të tillë e dëshmon operacioni i koduar "New generation" i ekzekutuar në Asti.

Sipas Antimafies italiane kriminaliteti shqiptar mbetet preokupues dhe në aktivitetin e grabitjeve e vjedhjeve të dhunshme.

Rrezikshmëria e shtrirja e gjerë e aktivitetit kriminal të grupeve shqiptare, e lidhjet e tyre me mafien italiane, RTV Ora e ka përcjellë dhe gjatë intervistës ekskluzive të realizuar ën Romë me prokurorin e Antimafies italiane Nicola Gratteri.

/Ora News.tv/