Në një prononcim për gazetarët sa i përket ndërhyrjes ushtarake të Turqisë në Siri, ambasadori turk në vendin tonë

RTV Ora News, sot RTV Ora, fiton betejën ligjore përballë AMA-s. Gjykata Administrative ka shfuqizuar sot vendimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për dënimin me gjobë të RTV Oranews (sot Ora), për shkak të emisionit “Ju flet Moska”.

Autori i këtij emisioni, Kastriot Myftaraj, në një reagim në faqen e tij në facebook shkruan se "dita e sotme, 14 tetori është një ditë e rëndësishme sa i përket Lirisë së shprehjes, Laicizmit (Shekullarizmit) dhe ruajtjes së vlerave kombëtare posaçërisht të mbrojtura me rend kushtetues".

Sot Gjykata Administrative e Tiranës, një gjyqtar i saj me vetëdije të lartë dhe përgjegjshmëri për parimet kushtetuese, shfuqizoi dy vendimet e AMA-s ndaj shoqërisë “Ora sh.a.”, ai me nr. 65., dt. 17.04.2019 dhe ai me nr. 110, dt. 11.07.2019. Me këto vendime, Shoqëria “Ora sh.a.” u dënua për shkelje administrative për:

1)Nxitja e intolerancës ndërmjet shtetasve.

2)Justifikimi i dhunës.

3) Mosrespektimi i gjuhës, larmisë e traditave, besimeve fetare, kulturës dhe moralit të qytetarëve.

Të gjitha këto për shkak të emisionit tim të datës 18 mars 2019, me titull “Skënderbeu dhe vrasjet në xhamitë e Zelandës së Re”.

Për Myftaraj, sot fitoi Laicizmi, fitoi Rendi Kushtetues, fitoi Shqiptarizmi kushtetues.

"Sot dështoi operacioni i përbashkët i një institucioni shtetëror, AMA dhe i një OJF-je radikale islamike, të listuar kështu nga shërbimet inteligjente të vendeve të NATO-s, Forumit Musliman shqiptar. Sipas planit të operacionit Forumi Mysliman do të bënte ankesë kundër emisionit “Ju flet Moska”, ndërsa AMA do të jepte një vendim sipas dëshirës së këtij forumi, praktikisht mbi bazën e Shariatit, jo të ligjeve të shtetit laik shqiptar. Ky plan dështoi sot në gjykatë dhe do të dështojë në vazhdim" thotë Myftaraj.

Kastriot Myftaraj deklaron se është përgatitur dosja e plotë për këtë histori, që përmban në detaje gjithçka, që nga financimi nga një biznes arab i çimentos, te përzierja e një ambasade në Gjirin Persik që ka paguar në këtë operacion.

Qëllimi sipas tij,  ishte të goditet Laicizmi në Shqipëri, të goditet Skënderbeu si vlerë kombëtare kushtetuese e mbrojtur me ligj.

"Me dy vendimet e sipërpërmendura të AMA-s u arrit praktikisht që Islami të ngrihet në statusin e fesë zyrtare në Shqipëri dhe arabishtja në statusin e gjuhës zyrtare. Emisioni “Ju flet Moska” u përzgjodh për këtë goditje se ishte i vetmi që denoncoi manipulimin poshtërues që u bë Skënderbeun në ngjarjen e Zelandës së Re, si dhe i vetmi emision që denoncoi prapaskenën e këtij manipulimi" shkruan Myftaraj.

/Ora News.tv/