Momente tmerri ka përjetuar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç. Avioni me të cilin ai po udhëtonte u godit nga rrufeja teksa ai ishte duke fluturuar mbi Lubjanën në Slloveni.

Mediat serbe raportojnë se goditja e rrufesë shkaktoi panik, por për fat të mirë nuk pati pasoja në njerëz.

Pas ngjarjes, piloti ka bërë ulje të detyruar në aeroportin më të afërt të Sllovenisë.

“U dëgjua një shpërthim i vogël, u pa një ndezje. Por askush nuk mund të bënte asgjë për ne”, citohet të ketë thënë Ivica Daçiç.

Raportohet se një stuhi e fortë goditi  Slloveninë dhe Kroacinë, ku u regjistruan më shumë se 20,000 rrufe në vetëm dy orë.

/Ora News.tv/