Rritja e rasteve me Covid-19, Pipero: Ishte e pritshme dhe do ketë sërish, virusi vazhdon të qarkullojë

Rritja e rasteve me Covid-19, Pipero: Ishte e pritshme dhe do ketë

Rritja e rasteve me Covid-19 ka shkaktuar panik dhe frikë për një valë të dytë të virusit.

I futar në emisionin ''Tempora'' në ''RTV Ora'' nga gazetarja Sonila Meço, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tha se kjo situatë ishte e pritshme sepse virusi vazhdon të qarkullojë.

Pëllumb Pipero: ''Situata ishte e pritshme sepse e para nuk ka ndodhur vetëm te ne por pothuajse te të gjitha vendet pas rihapjes. Në këtë aspekt situata ishte e pritshme jo vetëm me rastet pozitive. Duhet të jemi koshient, raste ka dhe do të ketë sepse virusi vazhdon të qarkullojë. Rastet e shtruara në spital natyrisht nuk janë me ritmet e fazës së parë. Nëse në fazën e parë të epidemisë, pothuajse 50 e rasteve pozitive shtroheshin në spital, tashmë mund ta bëni vetë llogarinë, sa shtrohen në spital, janë shtruar 7, 8 ose 10 raste. Situata ishte e pritshme, do kishte shtim të rasteve.''


EMISIONET