Rritja e nivelit të detit është një problem shqetësues për planetin tonë sidomos për qytetet bregdetare.

Sipas një studimi të publikuar nga CNN, me qindra milionë njerëz rrezikojnë të humbasin shtëpitë e tyre në 3 dekadat e ardhshme.

Studiuesit arritën në një konkluzion se në fund të shekullit 21 shumë prej qyteteve bregdetare do të jenë poshtë nivelit të detit.

Gjithashtu rezultatet e publikuara në gazetën Nature Communications tregojnë se mundësia e përmbytjeve do të jetë 3 herë më e madhe në zonat e ulëta.

Niveli i detit çdo vit rritet me 0.6 deri në 2.1 metër. Të gjitha qytetet bregdetare rrezikojnë përmbytjen nëse nuk merren masa për të vendosur barriera mbrojtëse.

Sipas studimit shtetet më të rrezikuara janë në Azi si Kina, Bangladeshi, India, Tailanda, Filipinet dhe Japonia.

E gjithë vija bregdetare në jug të Vietnamit rrezikon përmbytjen.

/Ora News.tv/