Rriten kreditë dhe depozitat, BSH: Gjatë shtatorit bankat dhanë 565.6 mld lekë

Rriten kreditë dhe depozitat, BSH: Gjatë shtatorit bankat dhanë

Ekonomia shqiptare është kredituar më shumë gjatë muajit shtator. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se nga bankat e nivelit të dytë janë dhënë 565.6 mld lekë duke prekur nivelin më të lartë për këtë vit. Po ashtu edhe depozitat kanë pasur një tregues pozitiv duke u rritur me 1.6 mld lekë pavarësisht interesave të ulëta.

Gjatë vitit 2019 kreditimi i ekonomisë shqiptare ka qenë më pozitiv. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vetëm në shtator janë dhënë 565.6 mld lekë duke arritur nivelin më të lartë për këtë vit. Përmirësim të kreditimit ka pasur si për bizneset po ashtu edhe për individët. Në këtë situatë pozitivisht ka ndikuar edhe fakti se monedha europianë ka qenë më e qëndrueshme.

Sipas Bankës së Shqipërisë portofoli i kredisë u zgjerua me rreth 5 miliardë lekë në shtator ndërsa nëse e krahasoojmë me një vit më parë rritja vlerësohet  të jetë rreth 5.7%. Në përmirësimin e kësaj situate mendohet se ka ndikuar edhe ulja e ritmeve të fshirje së kredive të humbura nga bilancet.

Nga statistikat e Bankës së Shqipërisë pozitive rezulton edhe rritja e depozitave pavarësisht se Banka e Shqipërisë ka ulur interesat në minimumin historik.

Gjatë shtatorit depozitat arritën në 1 trilion lekë  duke pësuar një rritje me 1.6 mld lekë.

Kryesisht depozitat në euro janë ato që janë rritur ndërsa individët rezultojnë se kanë vijuar të tërheqin nga bankat paratë në lekë për shkak të interesave thuajse të papërfillshme.

EMISIONET