Rrëzohet rezoluta për "shkarkimin" e Trump

Rrëzohet rezoluta për "shkarkimin" e Trump

Politikanët demokratë në dhomën e ulët të Kongresit kanë vendosur të mos e mbështetin nismën për shkarkimin e presidentit Donald Trump. Rezoluta u provokua nga sulmet e cilësuara "raciste" të kreut të shtetit kundrejt katër anëtarëve të opozitës. Trump thotë se ai është viktimë e një gjuetie të eger shtrigash.

Dhoma e ulët e Kongresit amerikan ka bllokuar një tentativë për të vënë nën akuzë formale dhe rrezik shkarkimi presidentin Donald Trump.

Rezoluta e propozuar nga përfaqësuesi demokrat, Al Grin, sikurse në dy vitet e kaluara, nuk u mbështet nga kolegët, duke u rrëzuar me 332 vota kundër dhe 95 pro.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha të mërkurën se kërkesa për shkarkimin e presidentit Trump mund të marrë mbështetje më të gjerë sapo të shpallen konkluzionet për lidhjet e tij me Rusinë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

"Kemi gjashtë komisione që po hetojnë akuzat rreth presidentit për abuzim me pushtetin, pengimin e gjyqësorit dhe akuza të tjera. Kjo është pista më serioze të cilën do të ndjekim,"-tha Pelosi.

Nisma e demokratëve erdhi pas qëndrimeve të cilësuara "raciste" që shefi i Shtëpisë së Bardhë ndau fundjavën e kaluar për katër kongresiste me ngjyrë të opozitës.

Në një tubim të organizuar në Karolinën e Veriut, presidenti Trump sërish nuk i kurseu sulmet ndaj atyre që ai i quan ideologe të socializmit që e urrejnë Amerikën.

Komentet e tij u përkrahën nga turma e mbështetësve. Ndërkohë në lidhje me votimin për shkarkimin e tij, ish-biznesmeni 73-vjeçar i komentoi si të turpshme përpjekjet e rivalëve politikë për ta hequr nga pushteti, duke u vetëquajtur viktimë e një gjuetie të egër shtrigash.

EMISIONET