Rrëzuan referendumin, Gjikondi: KQZ është djep dhe varr i të drejtës popullore

Rrëzuan referendumin, Gjikondi: KQZ është djep dhe varr i të

Aktivistë të Shoqërisë Civile në Shqipëri shkuan ditën e sotme pranë KQZ me një kërkesë për referendum popullor për ndryshimin e sistemit zgjedhor në vend.

Me një votim të paqartë nga ana proceduriale, anëtarët e këtij komisioni kanë rrëzuar kërkesën e këtij grupi aktivistësh.

Një prej nismëtareve të kësaj kërkese, juristja Brizida Gjikondi shprehet në RTV Ora se edhe pse kërkesa e tyre është refuzuar, arritën të kuptojnë se dhe KQZ është jofunksionale.

Gjikondi: Një nga nënshkruesit e kësaj kërkese thotë se edhe pse nuk do e arrijmë sepse ne e dinim pak a shumë se si do të shkonte. E rëndësishme është t'i bëjmë skanerin institucioneve të këtij shteti. Dhe ne sot ja arritëm qëllimit që t'i bëjmë skanerin këtyre institucioneve inekzistente si dhe do t'i bëjmë skanerin politizimit të personave që kanë mbetur brenda këtyre institucioneve. Ne pamë që edhe hinka e parë e të drejtave të njeriut që është KQZ-ja ku aplikon për të marrë pjesë. Menduam të ndjekim çdo hap ligjor dhe shkuam pranë KQZ-së. Ajo jo që ishte jofunksionale, por është dhe shkalla e fundit, djep dhe varr i kësaj të drejte sepse ti nuk shkon as në Gjykatë Kushtetuese e as në institucione ndërkombëtare.

Më herët ditën e sotme në RTV Ora ishte edhe nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba i cili deklaroi se kërkesa e Shoqërisë Civile u rrëzua pasi ata nuk kanë propozuar asnjë alternativë tjetër për sistemin zgjedhor.

Gjikondi e ka përgënjeshtruar këtë pretendim. Ajo thotë se mes 5 anëtarëve të KQZ kishte përçarje teksa 2 prej tyre kërkonin mosshqyrtimin e kësaj kërkese pasi ka kaluar afati limit që ishte data 15 mars.

Gjikondi: Kjo nuk i korrespondon të vërtetës. Ne kemi qenë live gjatë gjithë kohës. Nga 7 anëtarë që ka Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, nga largimi i opozitës kanë përfunduar me 5. Për të marrë një vendim duhen 4 vota dhe 4 anëtarë të jenë pro ose kundër një vendimi. Dhe brenda tyre si të 5 ishin të përçarë. 2 persona ishin që të mos futeshin fare në shqyrtim sepse gjoja kishte kaluar afati limit, 15 mars për të marrë kërkesat për referendum-shqyrtim. 3 të tjerët, 1 ishte pro kërkesës sonë, dy të tjerët ishin kundër. E gjitha si trup ishte e përçarë. Është e treta herë që ne konstatojmë që ata nuk kanë korum dhe ligjshmëri. Edhe si hallka e parë që ne mund të ankoheshim, nuk funksionojnë nuk ka Kolegj Zgjedhor dhe Gjykatë Kushtetuese. 

EMISIONET