Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" foli për ndikimin rus dhe Kinës në Shqipëri. Myftaraj analizoi sesi Kina kërkon të futet në ekonominë shqiptare nëpërmjet blerjeve të pakontrolluara.

Kastriot Myftaraj:  Diplomatja numër një në detyrë nga Ambasada e SHBA në Tiranë zonja Moses Ones, e ngarkuara në punë në mugesë të ambasadorit ka mbajtur një fjalim në një simpozium për marrëdhëniet midis SHBA dhe Ballkanit Perëndimor. Në fjalimin e saj si kurrë ndonjëherë më parë një diplomat amerikan i këtij ranku ka folur për rrezikun e ndikimit rus, kinez në Shqipëri, iranian gjithashtu dhe për Kinën ka theksuar diplomacinë agresive me bazë ekonomike. 

Diplomatja amerikane ka thënë: Kina ka vënë në zbatim një diplomaci shtrënguese të borxheve për të blerë influencë që dobëson fuqinë ekonomike dhe e rrëzon autonominë politike të të ashtuquajturve partnerë të saj. Pra Kina nëpërmjet fuqisë së saj ekonomike jep para, merr përsipër projekte, josh vendet e Ballkanit dhe vendet e tjera, bëhet fjalë për vendet e Bllkanit Perëndimor, i josh me fuqinë e saj ekonomike dhe pastaj përdor ato metodat që ka një perandori e vjetër 4000 vjeçare si Kina për të thithur lëngjet jetësore të ekonomisë dhe për të lënë partnerët që kishin iluzionin e begatisë, të rritjes ekonomike të mirëqënies e për t’i lënë në një varfëri të madhe më vonë. Gjithashtu për Kinën diplomatja amerikane tha se Shqipëria ia ka bërë të qartë Kinës se disa gjëra nuk janë në shitje. 

Dihet që Kina ka bërë kërkesa të mëdha sepse ka një sasi të madhe dollarësh në ruajtje, i ka fituar një rezervë të madhe që i ka fituar në tregëtinë e saj që bënë, dhe është munduar të futet në sektorë të ndryshëm në Shqipëri për të blerë sa më shumë që të mundet, në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Ka blerë aeroportin e vetëm civil të vendit, që kjo duhet të ishte ndër gjërat që nuk duhet të ishte në shitje sipas logjikës së diplomates amerikane. Ka blerë kompaninë më madhe të naftës në vend, Bankes Petrolum gjë që dhe kjo nuk duhet të ishte në shitje. Ka hyrë në minierat e kromit kryesore të vendit.

 Kuptohet që me Kinën duhet bërë tregti por jo të marrë pozita të tilla sa të krijojë njëfarë kolonializmi ekonomik kinez. Ndërsa më tutje për Rusinë, diplomatja amerikane tha se Kremlini ngulmon me eksportimin e asgjë tjetër veç kaosit, sepse ai kërkon të rifitojë humbjet nga lufta e ftohtë të kohës sovjetike. Pra Kremlini nuk e ka fuqinë ekonominë e Kinës, pasi vetë Rusia rrezikon të bëhet vasal ekonomik i saj, por ka aftësi të mëdha.


Mos humbisni videon e plotë të emisionit për shpjegime më të detajuara.   

/Ora News.tv/