Rreziku i përmbytjeve në Berat, Demo: S'kemi fonde!

Në pamundësi për të kryer argjinaturën në lumin Osum për shkak të borxheve të trashëguara, bashkia e Beratit kërkon ndihmën e qeverisë.

Dimri po afron dhe rreziku i përmbytjeve po shqetëson banorët e qytetit muzeal.  Bashkia ka një javë që ka nisur punën në shtratin e lumit. Ndërhyrjet kanë nisur në pjesën e lumit që kalon përgjatë shëtitores së Beratit duke kaluar përmes lagjeve muzeale.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo thotë se bashkia është duke bërë maksimumin.

Demo: Ne jemi në një zonë ku patjetër kemi risqe sa i përket përmbytjeve dhe ne duhet të bëjmë maksimumin si bashki. Ne duhet të kemi bashkëpunim që të ulim riskun e përmbytjeve.

Për kryebashkiakun Demo, shqetësim është situata financiare, me 2.6 mld lekë borxhe që i la kryebashkiaku i LSI.

Demo: Bashkia është në një situatë të vështirë financiare. Ne sot jemi 2.6 mld lekë borxh.

Nisur nga kjo situatë, qeveria qendrore ka premtuar investime në infrastrukturë për të tërhequr sa më shumë turistë.

EMISIONET