Komisioni i Disiplinës Sportive refuzoi sot kërkesën e KF Tiranës për të marrë 3 pikë në tavolinë për ndeshjen kundër Flamurtarit.

Këta të fundit aktivizuan një lojtar që nuk përfshihej në listën e dorëzuar tek FSHF-ja ndaj ka nxitur dhe klubin kryeqytetas të kërkoj një gjë të tillë.

KDS-ja e ka refuzuar kërkesën e Tiranës por gjithashtu dënoi skuadrën e Flamurtarit me 30.000 lekë gjobë për mos riprodhim të formularit të ekipit sipas asaj që sanksionon ligji.

Një tjetër dënim vjen në adresë të një prej zyrtarëve të KF Kastriotit, Gëzim Rama, i cili u pezullua për 8 ndeshje si dhe nga aktivitetet e klubit brenda kësaj periudhe, për sjellje anti-sportive kundrejt gjyqtarit të ndeshjes.


Dënimet e plota nga Komisioni i Disiplinës Sportive

1. Zyrtari i KF “Kastrioti”, Gëzim Rama, për sjellje jo sportive  ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8  (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

2. KF “Erzeni”,paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në  fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i  Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

3. KF “Devolli”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të  Nenit 65/1, 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën  50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 116 të KDS, gjoba  paguhet në masën 50%.

4. KF “Apollonia”,paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në  fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i  Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

5. Lojtari i KF “Përmeti”, Fatjon Qamo, për sjellje jo sportive ndaj  zyrtari të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4  (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

6. Lojtari i KF “Këlcyra”, Mateo Bilo, për goditje ndaj  kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë)  ndeshje pezullim nga aktivitetet.

7. Lojtari i KF “Naftëtari”, Ersid Aliaj, për goditje ndaj  kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë)  ndeshje pezullim nga aktivitetet.

8. Lojtari i KF “Vllaznia” U-19, Erinis Mataj, për goditje ndaj  kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë)  ndeshje pezullim nga aktivitetet.

9. Lojtari i KF “Shkodra” U-19, Albis Talani, për goditje ndaj  kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë)  ndeshje pezullim nga aktivitetet.

10. Lojtari i KF “Flamurtari” U-17, Ensar Idrizi, për goditje ndaj  kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë)  ndeshje pezullim nga aktivitetet.

11. Lojtari i KF “Teuta” U-17, Mateo Hyka, për goditje ndaj  kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë)  ndeshje pezullim nga aktivitetet.

12. Rrëzimin e kërkesës së KF “Tirana” si të pa bazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike, për sezonin 2019/2020.

13. “Flamurtari FC”, për mos riprodhim të formularit të ekipit sipas  Nenit 114/2 të Rregullores se Veprimtarise futbollistike të Kategorisë  Superiore, dënohet me gjobë në masën 30.000 (tridhjetëmijë) lek.

14. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Egnatia”, Eduard Thartori  dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në zbatim të Nenit 32/3 të  KDS,urdhërohet pezullimi i zbatimit të dënimit për ½ e dënimit me kusht  për një periudhë 6 mujore.Në bazë të Nenit 32/5 të KDS, në rast se  zyrtari Eduard Thartori, brenda periudhës së provës kryen ndonjë  shkelje,fillon zbatimi i menjëhershëm dënimit të pezulluar duke iu  shtuar edhe dënimin e ri.

/Ora News.tv/